Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në “The Voice of Albania”. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.
Prezantuesja është mjaft aktive në rrjete sociale ku dhe ndan momente me ndjekësit e saj e ditën e sotme ka zhvilluar një ‘Ask’ në Instagramin e saj për të shuar kuriozitetin e disa ndjekësve lidhur me jetën e saj personale dhe jo vetëm. Dikush në fakt i bëri një ‘pyetje’ shumë paragjykuese ku me çfarë ka parë nga rrjetet sociale, iu drejtua Fjoralbës me pyetjen:
“Si mund të jesh kaq fresk? Dukesh shumë ‘stress free’ pa halle, gjithmonë e qeshur.”
Dhe përgjigja e bukuroshes ishte shumë e vërtetë dhe frymëzuese.
“Stress free ç’e pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë? Ti? Dhe poooo do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në dhimbje, edhe në trishtim, edhe në sëmundje…fakti që me mua, ndryshe nga dikush tjetër më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjejë të bukurën dhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër.”
Së fundmi gazetari i njohur, Ervin Kurti e ka etiketuar moderatoren në një ‘Ask’ të tij të postuar në ‘Instastory’, ku ndjekësit e kanë pyetur Ervinin nëse Fjoralba është martuar dhe gazetari na shtoi dyshimet me përgjigjen e tij. Por, në po këtë ‘Ask’, bukuroshja na tregoi se nuk ka për momentin asnjë martesë në horizont.