Vijojnë reagimet e forta ndaj videos skandaloze të moderatores Megi Pojani në varrin e stërgjyshes. Këngëtarja Rozana Radi thotë se është shokuar nga kjo video, të cilën e ka parë edhe një një moment të dhimbshëm për të. Si sot 16 vite më parë ajo tregon se ka humbur nënën.

Për artisten, moderatorja nuk është mirë mendërisht pasi një person me mendje të kthjellët dhe me një arsye të fortë nuk i bën këto veprime.

“Nuk ka qenë një ditë e mirë sepse si sot para 16 vitesh kam humbur nënën në një moshë relativisht të re. Ndërkohë sot shikoj në rrjet një video të shëmtuar të Megi Pojanit në varreza e cila më ka shokuar më ka lënë pa fjalë. Nuk e di se çfarë është në gjendje njeriu të bëjë për pak famë, nuk e kuptoj dhe nuk e arsyetoj dot këtë video. Nuk gjej fjalë, mo Megi Pojani të ruajt Zoti mendt e kokës sepse mendoj se ti nuk je mirë mendërisht, ti ke probleme”,  thotë Rozana.