Yjet vërtet kanë shumë ndikim tek ne, por e kishit menduar ndonjëherë se ato mund të ndikojë edhe tek personaliteti i gjithsecilit në shtrat?
Ai është dashi. Për ta bërë të ndihet më mirë në shtrat partnerin tuaj lëreni të lirë të bëjë çfarë të sojë dhe nga ana tjetër nxitini xhelozinë. Sa më shumë frikë të ketë për t’iu humbur aq më shumë do ju dëshirojë.
Ai është demi. Me një partner të kësaj shenje mos u nxitoni për asnjë çast. Demit i pëlqen të marrë kohën e duhur dhe adhuron kur kënaqësia zgjat. E nëse i kafshon lehtë edhe qafën, pjesën më të ndjeshme të trupit të tij, do e çmendni plotësisht.
Ai është binjakët. Një mashkull i kësaj shenje i adhuron përkëdhelitë paraprake, por imagjinata e tij ka nevojë të nxitet. Pranoni të realizoni fantazitë e tij pasi zona më erogjene për të është truri.
Ai është gaforrja. Mjaft i ndjeshëm nga ambienti ku ndodhet, ky mashkull mund ta lëshojë veten pa dorashka ose mund të bllokohet plotësisht. Nëse doni ta kënaqni sa më shumë krijojini ambientin romantik me muzikë të qetë dhe drita të këndshme.
Ai është luani. Mjaft joshës, një mashkull i kësaj shenje adhuron të rrethohet nga femra të bukura. Vetëm bëni kujdes sepse ndonjëherë mund të bëhen mjaft dominues dhe mund t’i imponojnë fantazitë e tyre. Nëse do ta kënaqësh sa më shumë silluni po aq pasionante dhe dominuese sa ai. Do e çmendni..
Ai është virgjëresha. Filloni me fikjen e dritave dhe lëreni atë të lirë të bëjë çdo gjë që dëshiron. Kështu do kënaqet më tepër.
Ai është peshorja. Mjaft romantik, një mashkull i kësaj shenje adhuron parapërgatitjet dhe i jep rëndësi ambientit. Nëse e komplimentoni për performancat do e prekni në zemër.
Ai është akrepi. Nëse partneri juaj është i kësaj shenje mos u trego e turpshme. Ai adhuron të luajë me zjarrin dhe asgjë nuk e eksiton më sesa tentimi për të pamundurën. Ai adhuron vendet e veçanta, të brendshmet seksi të partneres dhe çdo gjë tjetër ndryshe nga të zakonshmet.
Ai është shigjetari. Për ta kënaqur edhe më shumë partnerin e kësaj shenje dyfishoni imagjinatën dhe mos lejoni asnjëherë rutinën t’iu pushtojë. Nëse bëni gjithmonë të njëjtat gjëra ai do mërzitet dhe do shkojë të kërkojë diku tjetër.
Ai është bricjapi. Një mashkull të kësaj shenje mos e ndrydhni dhe lëreni të veprojë vetë. Ai ka nevojë për besim para se të fillojë diçka dhe mbi të gjitha nuk parapëlqen të hedhë hapin i pari. Ju mbetet ju të filloni lojën me qetësi e më pas ai do iu ndjekë.
Ai është ujori. Ky sharmant adhuron kur vlerësohet për atë që bën. Shikojeni me adhurim dhe do e kënaqni më tepër.
Ai është peshqit. Mjaft pasiv një mashkull i kësaj shenje nuk ndërmerr iniciativa vetë dhe do që ju të bëni çdo gjë. Në këtë mënyrë ai kënaqet plotësisht. Nëse visheni me këmisha sateni dhe hidhni parfum do e çmendni plotësisht.