Silva Gunbardhi ishte e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku ka treguar mes të tjerave edhe se si i ka ajo raportet me xhelozinë. Ajo ka rrëfyer se nuk bëhet xheloze pasi partneri i saj asnjëherë nuk i ka dhënë shkak ndërsa me të qeshur shtoi se sensorët i mban ndezur madje edhe kur fle.

Rudina Magjistari: Kur ti je ndier vërtet xheloze me Dafin? Ka pasur ndonjë situatë?
Silva Gunbardhi: Unë kam 9 vjet me Dafin, sinqerisht jam shumë e qetë.

Rudina Magjistari: Ndoshta dhe që s’e ke thënë. E ke ndier në ndonjë moment dhe do ia thoje tani, e mban mend atëherë?

Silva Gunbardhi: Unë çfarë kam e them. Njerëzit që kam afër e dinë që unë gjithmonë e shpreh. Nuk jam ndier, sinqerisht nuk jam ndier në siklet ndonjëherë. Më respekton shumë dhe tregon shumë kujdes. Ndoshta është kujdes vërtet, por sa i përket radarit tim nuk kam parë ndonjë gjë të sikletshme.

Rudina Magjistari: Pra radari kontrollon gjithçka?

Silva Gunbardhi: Radari rreth e rrotull…

Rudina Magjistari: Është në gjendje punë 24 në 24?

Silva Gunbardhi: I kam sensorët të gjitha të ndezura edhe kur fle gjumë.