Vëmendja për martesën e Silvio Berlusconit dhe Marta Fascina ishte e lartë, por ka disa orë që qarkullon një lajm akoma më i bujshëm.
Marta Fascina mund të jetë shtatzënë dhe Silvio Berlusconi pritet që të bëhet sërish baba, në moshën 86-vjeçare. Për Kavalierin, kjo do të ishte hera e gjashtë që bëhet baba.
Mediat italiane shkruajnë se Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina mund të bëhen prindër.
“Ai është 86 vjeç, por për disa pasione ende nuk ka dalë në pension.” – shkruajnë mediet
Për momentin nuk ka ardhur asnjë konfirmim, por as edhe një mohim.
Lideri i Forza Italia dhe parlamentarja 32-vjeçare kanë festuar dasmën e tyre simbolike më 19 mars – që rastësisht është edhe dita e baballarëve.
Silvio Berlusconi, tashmë është baba i pesë fëmijëve me gruan e tij të parë Carla Elvira Lucia Dall’Oglio, ai kishte Marina dhe Pier Silvio; nga martesa e dytë me Veronica Lario mbërritën Barbara, Eleonora dhe Luigi.
Por Berlusconi tashmë ëhstë edhe gjysh dhe ka 12 nipër e mbesa: dy nga Marina, tre nga Pier Silvio, katër nga Barbara, dy nga Eleonora dhe më pas Emanuele Silvio i vogël, ardhja e fundit, djali i Luixhit më të ri.