Kreu i PD Sali Berisha është nisur drejt Shkodrës pas situatës së rëndë të krijuar atje për shkak të motit të keq.

Berisha pritet të viztojë zonat e përmbytura në Shkodër. Sipas bilancit më të fundit janë rreth 482 banesa të rrethuara nga uji ndërsa në total janë evakuuar 30 famlije.

Ndërkohë është ndërprere edhe mësimi në 27 shkolla.

Ndërkohë është ndërprere qarkullimi në aksin Shkoder- Tirane tek Harku i Bërdices për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm dhe për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahcallekut ku mbeturinat e saj janë përplasur në urën ekzistuese të Bahcallekut.

NJOFTIM PËR SHTYP

Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër.

Për informacion dhe detaje të tjera do t’ju komunikojmë në vijim.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE