Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, u shpreh se sjellja e Sebisë është destabilizuese, duke theksuar se tashmë me këtë që ndodhi në veri të Kosovës, u pa se kush është Ballkani i Hapur.
“Nuk e besoj të jetë bërë një deklaratë e tillë, këtu jam edhe me zv kryetarin Nesho.
Është e qartë që Serbia dhe Kosova kanë firmosur një marrëveshje. Serbia kërkon ti shmanget përgjegjësive që është e detyruar ti qëndrojë. Ajo bën sikur nuk ekzistojnë me qëllim që të favorizojë një situatë jashtë kontrollit në veri të Kosovës
Se cfarë është Ballkani i Hapur tani është e qartë. Serbia mbylli kufijtë, ky tjetri mbylli gojën dje.
Tani është koha që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe jo të vendosë bllokada sepse është një vend që duhet të përmbushe detyrimet ndaj BE. Kjo është një sjellë destabilizuese që tregon qartë politikën e vërtetë të saj. Nuk e di sesi dikush të bëhet avokat i saj në Mes të Tiranës.
Cdo marrëdhënie vasaliteti është e papranueshme. Serbia çon përpara vetëm marrëveshjet që i interesojnë asaj”, u shpreh Meta.