Ronaldo do të jetojë në Arabinë saudite së bashku me Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre, pas nënshkrimit me Al-Nassr. Por ligjet në Arabinë Saudite do ta detyrojnë Georginën të bëjë disa ndryshime në veshjet e saj. Georgina do të duhet të vishet modeste, pa dekolte, pa rroba të ngushta, pa veshje të shkurtra dhe me pak fjalë, pa treguar lëkurë të tepërt.

Në fakt Georgina ka nisur tashmë t’i përshtatet kulturës Arabe. Gjatë prezantimit të Ronaldos nga klubi i tij i ri, al Nassr, partnerja e tij u shfaq me një abaja kadife, të veshur mbi xhinse dhe golf.

Gjithashtu ndërsa ishte në Doha muajin e kaluar për Kupën e Botës FIFA 2022, Rodriguez u shfaq me një abaja jeshile.