Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 15 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Karburanti ka shënuar rritje sërish pas ditës së mërkurë, nafta nga 226 lekë është rritur në 235 lekë për litër, po ashtu dhe benzina nga 209 lekë ka shkuar në 211 lekë, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
223 Lekë/litri për gazoilin;
199 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
235 Lekë/litri për gazoilin;
211 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).