Drejtori për Komunikimin, Endri Fuga ka reaguar për lajmin e publikuar nga mediat gjermane ku flitet për një skandal të ndodhur në muajin dhjetor në bordin e një avioni gjerman.

Në reagimin e bërë, Fuga tha se incidenti nuk lidhej me mbajtjen e maskës por me sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Fuga shton se ishte kërkuar ndjesë nga ana e kompanisë ajrore dhe se ndjesa ishte pranuar që në atë ditë.

Endri Fuga: Ky është një lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë.