
Mateus Frroku është shprehur sot gjatë një interviste se Donald Veshaj nuk di të këndojë. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve në kuadër të një loje, kur këngëtari u pyet për një emër që është skandal dhe nuk di të këndojë, ai përmendi aktorin e humorit.
“Kush është skandal dhe s’di të këndoja fare ama ka bërë koncerte? Është Donald Veshaj“, tha ai.
Kujtojmë që Donaldi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, është angazhuar me disa projekte muzikore dhe me koncerte jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.