“Virtytet e Efit” ishte tema që u diskutua ditën e sotme në rubrikën “Në Trotuar” në “E Diell”, Top Channel. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte e ftuar, teksa të tjerët do të jepnin opinionin e tyre për të.

Të gjithë thanë fjalët më të mira për Efin, por vetëm njëra nuk ia kurseu një koment mjaft negativ. Është fjala për një tjetër konkurrente të emisionit të dashurisë, Shqipe Hysenaj.

Kjo e fundit u shpreh se “Efi është pa karakter si femër”, e të gjithë iu kthyen kundër asaj pasi nuk ishin dakord.

Por Efi nuk e ka lënë me kaq, pasi kur e pyetën “nëse Manushi do të ofronte të zije vendin e një prej vajzave tek ‘E Diell’, vendin e kujt do doje të zije”, ajo ia plasi në fytyrë përgjigjen Shqipes.

“Vendin e Shqipes normale, duket se është kot këtu brenda”, thotë Efi duke qeshur.