33 rroga për 55 nxënës në konviktin e Peshkopisë. Dy agjentë nga Tirana zbarkuan dje në bashki?
Ndryshimi i pushtetit nuk ka ndyrshuar mënyrën e menaxhimit të keqe të fondeve të bashksië në Peshkopi duke u bërë herë pas here objekt i skandaleve të mëdha që nëse hetohen mund të çojnë njerëz pas hekurave.
Më heret, Gazeta Jonë raportoi ekskluzivisht mbi skandalin e blerjes së qumështit nga Bashkia Dibër me firmë të kyetarit Rahim Spahiu, por një tjetër skandal duket se po nxjerr kohë dhe sërish në skenë del konvikti i nxënësve që shkojnë nga rrethinat për të bërë shkollën në qytetin e Peshkopisë.
Gazeta Jonë mësoi përmes një kërkese për informacion në bashki se në konvikt qendrojnë maksimumi 55 nxënës për këtë vit shkollor, ndërkohë që numri i të punësuarve është tmerrësisht i madh në raport me numrin e nxënësve duke e kthyer këtë konvikt në çerdhe te punësimit të militantëve, të cilët më pas në mënyrë të organizuar shajnë dhe fyejnë gazetarët kur raportojnë korrupsionin e shefave të tyre.
Gazeta zbulon se Bashkia Dibër paguan 33 persona për t’i shërbyer maksimumi 55 nxënësve në konvikt. Ky është një numër shumë i madh në raport me nxënësit dhe përlllogaritet mesatarisht që një person i punësuar i shërben dy nxënësve siku rata të rrinin çdo ditë në konvikt. Burime bëjnë me dije se një pjesë e personave që rezultojnë të punësuar aty, thjesht marrin rrogën dhe nuk paraqiten në punë (detajet në vijim), ndërsa nepotizmi gëlon përmes punësimit të familjarëve të titullarëve të institucioneve drejtuese në Dibër.
Skandali i qumështit
Gazeta zbuloi përmes dokumenteve autentike se Rahim Spahiu ka firmosur një tender, i cili nëse hetohet mund t’i hapë shumë punë në të ardhmen.
Bëhet fjalë për tendering e blerjes së bulmetit për konviktin, ku krahas djathit dhe gjalpit janë blerë edhe 8 500 litra qumësht për 55 nxënës! Sipas përllogaritjes mes ditëve të mbetura të shkollës dhe numrit, del se çdo nxënës duhet të pijë mesatarisht 1.2-1.3 litra qumësht në ditë dhe ASKUSH nuk duhet të mungojë asnjë DITË.
Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme në bashki dhe konvikt janë paraqitur dy persona për të marrë të dhëna në lidhje me dokumentacionin, por gazeta është ende në process verifikimi të informacionit, sipas të cilit bëhet fjalë për zyrtarë të shkuar atje nga Tirana.
Megjithate, deri në verifikimin e plotë të informacionit nëse vërtetë bëhet fjalë për agjentë të BKH që kanë shkuar dje në bashki dhe konvikt, Gazeta rezervohet në raportimin e këtij lajmi deri sigurimin e një të dhënë të pakundërshtueshme.
Gjatë orëve apo ditëve në vijim do t’ju informojmë edhe për këtë zhvillim, i cili duket se vjen pas raportimit tonë mbi tenderin skandaloz të qumështit.
Lexoni INVESTIGIMIN mbi tenderin e QUMËSHTIT
Në vijim do të lexoni detaje të tjera mbi punësimet në konvikt si edhe disa tenderë të tjerë, krahas atij të ushqimeve. /GazetaJonë
SHËNIM: Fotot janë për qëllime ilustrimi, për të shmangur keqpërdorimin e politikave të rrjeteve sociale mbi të drejtat e autorit nga kryebashkiaku Rahim Spahiu.