
Skandali seksual, Granit Gjana në SPAK , nënkryetari i Bashkisë Kukës thirret urgjent nga prokurorët
Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit është paraqitur sot në SPAK.
Granit Gjana ka hyrë në ambientet e SPAK rreth orës 11:30 minuta, ku do të pyetet në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për ish-kryebashkiakun e arrestur Safet Gjici.

Pse u thirr
Pasi shtetasja Alma K. i prezanton projektin, për të cilin kërkon fondet e bashkisë, Safet Gjici ia delegon kompetencat e bisedës me vajzën zëvendësit të tij Granit Gjana të cilin e thërret në zyrë.
Alma K: Lidhim një kontratë me bashkinë dhe bëjmë një preventivin, sa qen për 6 muaj ose 1 vit. Kostoja për 1 qen në muaj shkon në 60 mijë lekët të vjetra.
Granit Gjana: Sa është kostoja, se duhet ta kalojmë në këshill? Më jep një numër dhe një draft marrëveshje.
Alma K: (Prezantohet si Alma Tafa) Ky është projekti jonë. Para dy vjetësh bëmë një projekt me bashkinë e Librazhdit, shkoi mirë. Tani s’e di sa do e keni të mundur ju.
Granit Gjana: Do shikojmë sa janë edhe mundësitë financiare…