Gruaja që u përfshi në video-skandalin seksual të Safet Gjicit në zyrat e Bashkisë Kukës, Alma K. ka përfunduar dëshminë para Prokurorisë së Posaçme.

Prej 8 orësh Alma K. është marrë në pyetje nga prokurorët, ndërkohë që vetëm para pak minutash ajo ka dalë nga ambientet e SPAK.

Ndërkohë që ditën e djeshme është marrë në pyetje dhe kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici.

Safet Gjici u vu në pranga për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.

Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin, përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.