Ditën e sotme është publikuar në rrjet momenti kur modelja Kejvina Kthella ka gjuajtur me shpullë gjatë spektaklit ” Prime” banorin tjetër të shtëpisë, Luiz Ejllin.
Në videon e publikuar shihet teksa Kejvina është duke i bërtitur Luizit dhe në një moment ajo çohet dhe godet me shpullë këngëtarin.
Pamjet e transmetuara janë mjaft të rënda dhe mbrëmjen e sotme pritet një vendim nga produksioni.
Ndërkohë, ditën e djeshme modelja është bërë sërish protagoniste ku në asnjë moment nuk ka shprehur pendim për shpullën e dhënë Luizit, madje-madje ajo tha ” ai meriton nga një shpullë çdo mëngjes”.
Ky edicion i “Big Brother Vip” është duke tejkaluar çdo kufi etike, edukate dhe humanizmi.
Sikur të mos mjaftonin debatet, shpulla e Kejvinës ndaj Luizit, dje u bë virale një bisedë ku Amosi përshkruante si do ta dënonte ai Luizin.
“Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?
Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…”, ishte biseda e dy banorëve brenda shtëpisë, e cila përveç revoltës së qytetarëve ka sjellë dhe reagimin e fortë të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
AMA i tërhoqi vëmendje Top Channel duke i ndaluar që në televizion të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunë.