Dy shtetas shqiptarë janë burgosur nga një gjykatë në Belgjikë, pasi zbërthimit të aplikacionit “Sky ECC” që zbuloi jetën e tyre të dyfishtë dhe përfshirjen në trafikun e kokainës.

Bëhet fjalë për shqiptarët Paulo D. dhe Flavio B., u arrestuan më 26 tetor 2021 teksa policia bastisi një laborator droge në Huysmanslaan në Ixelles.

Autoritetet sekuestruan në atë kohë 177 kilogram kokainë, produkte kimike për përzierjen e kokainës si dhe dy armë zjarri.

Sipas medieve vendase prokurori publik kërkoi 7 vjet burg për Flavio B. dhe 6 vjet për Paulo D.

Por gjyqtari federal Julien Moinil dha një dënim me 9 vjet burg kundër vëllait të njërit prej krerëve të grupit Eridan Munez Guerrero, i cili mban mbiemrin e gruas kolumbiane.

Të hënën shqiptari Sokol C, u dënua me 7 vjet burg. Ai punonte si shofer kamioni në Shqipëri, por me pagën mujore prej 800 eurosh ka mundur të blejë një “Range Rover”, një “Ford Mustang”, një “Mercedes”, një varkë dhe disa apartamente”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

“Në të njëjtën kohë, vëllai i tij Eridan i dërgonte shuma të konsiderueshme parash nga Belgjika. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Shqipëri kemi gjetur disa dokumente që e lidhin me automjetet e përdorura në Belgjikë nga organizata kriminale”, thanë prokurorët.

Në fund, gjykatësi federal urdhëroi një dënim me burg prej 13 vjetësh kundër Maringlen C., i cili lidhej me laboratorë të ndryshëm të drogës.

“Gruaja e tij u arrestua në laboratorin e drogës në Graystraat, laboratori ku filloi kjo dosje”, tha magjistrati. “ADN-ja e tij u gjet në një laborator në Anderlecht. Ai ishte në kontakt të ngushtë me Eridan Munez Guerrero, edhe pas arrestimit të tij, dhe ai njihet nga Albelhak H. si një nga njerëzit që e rrëmbyen atë”, pohoi magjistrati.