65 shtetas shqiptarë janë vënë në pranga në kuadër të një megaoperacioni antidrogë të koduar “Muratori” mes SPAK, Interpol, Eurojust dhe antimafias italiane.

SPAK ka dhënë detaje lidhur me asetet e sekuestruar të dyshuara që janë vënë nga trafikimi i një sasie të madhe kokaine.

Në Shqipëri, këtij rrjeti të trafikut të kokainës i janë sekuestruar 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

Sakaq, është sekuestruar edhe kokainë me vlerë prej 2.7 milionë eurosh.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar:

Kledjon Muçollari, Ervis Vangjeli, Erjon Laçi, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Gabriela Avduli, Françesko Doda, Altin Ymeraj, Erando Mara, Antonio Hoxha, Elsit Vera, Dritan Begaj, Mark Lisi, Ergys Leka, Fatmir Gjeci, Astrit Dedaj, Syrja Kapaj, Mark Malocaj, Alket Muça, Xhulio Kastrati, Elvis Kuci, Klisman Çepele, Elton Kullolli, Pajtim Kullolli, Ergi Tomori, Alban Ramadani, Gjon Ndreu, Simon Myftari, Blerim Myftari, Lorenco (Lenci) Malaj, Barjam Malaj, Ani Kuci, Spiro Petro, Emiljano Balla, Hektor Turcu, Armand Meco,  Fael Xhelili, Renato Qevani, Emirjan Hoxha, Fabjan Drini, Daniel Elezi, Ferdi Ndrejaj, Gjergj Ndrejaj, Amarildo Alla, Emiljano Alla, Eneo Abedini, Qamil Abedini, Endrit Coku, Ervin Myftaraj, Indrit Kolgjokaj, Eraldo Kolgjokaj, Marcello Gjaci, Riniol Tasi, Prele Kolnikaj, Arbri Xherahu, Lazer Pervataj, Vahit Luca, Amarildo Mustafai, Rudina Macoraj, Krisjtan Kolnikaj, Elis Meço, Endri Sercan

NJOFTIMI I SPAK:

Me datë 05.02.2024 është finalizuar operacioni i koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.270 i vitit 2021, regjistruar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e EUROJUST.

Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.

Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh.

Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.

Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore.

Operacioni i sotëm u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetjen e autoriteteve të mëposhtme:

Itali: Zyra e Prokurorisë Publike të Firences; Korpusi i Karabinierëve me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor;

Shqipëri: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK); Policia e Shtetit;

Agjensitë e zbatimit të ligjit të shtetit të Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar;

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.