15 muaj pa paguar siguracionet e gazetarëve, Tatimet bllokojnë llogaritë e Abc News
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar llogaritë bankare të televizionit ABC News, pas mospagimit të sigurimeve shoqërore për gazetarët për një periudhë prej 15 muajsh. Ky veprim vjen si rezultat i detyrimeve të papaguara të kompanisë ndaj institucioneve shtetërore.
ABC News është në pronësi të Shkëlqim Devollit nga Kosova.
Sipas raportimeve mediatike, televizioni është financuar nga Gogel, Arbër Veliaj (vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj) dhe Shefqet Kastrati. Hetimi pasuror i nisur nga SPAK ndaj Gogel ka sjellë vështirësi të mëdha financiare për ABC News, duke çuar në mospagimin e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe, për pasojë, në bllokimin e llogarive bankare të kompanisë.
Pas ndryshimit të pronësisë, ABC News ndryshoi politikën editoriale, duke u atashuar ndjeshëm me pushtetin.




