Editorial-Gazeta Jonë

Edi Rama ka një problem të madh me mediat. Ai ka të vërtetën e tij, të cilën kërkon ta paraqesë te votuesit ashtu siç do ai, pa asnjë filtër tjetër. Çdo gjë që ndërhyn mes tij dhe elektoratit ose grigjës që ai udhëheq e tërbon.

Teksa ishte në opozitë, kryeministri i sotëm Rama e përdori median në favorin e tij.

Kujtojmë këtu se si Top Channel hodhi për pak në erë qeverinë Berisha me mbërtheckat e Ylli Pangos apo 7% e Ilir Metës me të ndjerin Dritan Prifti apo luftën hakmarrëse të Mero Bazes, i cili i vetëm e bëri të famshëm, madje edhe ministër Mul Nokën, si edhe solli për publikun, djalin e Berishës, Shkëlzenin.

Po ashtu, Rama përdori “Shekullin” e Koços para dhe pas 21 Janarit deri sa Kokëdhimës i shkoi një mesazh kërcenues për të mos e shtyrë me “gardhin” për vrasjet e 21 Janarit.

Ky ishte Rama deri në shtator 2013 kur do t’i hipte kalit për të mos i zbritur më deri më tani, kur janë arratisur nga vendi më shumë se 700 mijë shqiptarë, pasi në Shqipëri nuk bën hajër nëse nuk je në listat e Rilindjes.

Nëse gjatë opozitës ia kishte nevojë për median duke shkuar deri në përulje tipike të një njeriu të pafuqishëm, por me ego të frikshme, tani ai ishte bërë kundërshtar i saj.

Delegjitimimi

Fillimisht Rama tentoi delegjetimimin e gazetarëve dhe mediave duke i cilësuar “kazan” sa herë që përballej me ndonjë pyetje që gërrcite disi në aferat galopantë qeverisë së tij. Kjo ngjiti disi te elektorati i majtë, ku shpesh mediat shihnin në faqet e tyre të Faceboook patronazhistë por edhe të budallepsur teksa komentonin “o kazan, e ka mirë Rama që ju quan ashtu”.

Por, Rama nuk u mjaftua me kaq.

Ai tentoi të kalonte një ligj që rraste në burg administratorët e mediave që dilnin jashtë rreshtit, gjë e cila nuk ndodhi për shkak të kundërshtimit të ndërkombëtarëve.

Nëse brenda vendit, Rama i bënte  k*kën në kokë çdokujt kur bëhet fjalë për pushtetin e tij, me ndërkombëtarët nuk kruhet shumë nëse nuk i ka blerë siç bëri me “kokëkuqen kroate” të BE-së në Tiranë, apo italianin qejfli të bjondeve.

Tritoli dhe blerja

Pas dy tentativave të para të dështuara, Rama kaloi në hapin e tretë, atë ekstremin; Frikësimin ose blerjen!

Në vetëm katër muaj, Rama “palosi” tre televizione apo grupe mediatike të rendësishme në vend. I pari ishte Ora News, i cili u konfiskua me vendim gjykate, prej asaj pas reformës.

Pritet që televizioni t’i shitet për “pesë lekë” ndonjërit prej oligarkëve përreth Ramës. Në korridoret e Ora News flitet se në “pole position” është oligarku i radhës i Ramës, Rrok Gjoka. Ky i fundit është injorant sa i përmet njohurive në media, por Ramës i duhet të japë paratë pasi në krye të Orës i dërgon ndonjë të besuarin e Fugës, siç bëri me Abc News.

Telenovela Abc News

Media e dytë që “palosi” ishte Abc News. Kjo është një telenovelë më vete pasi siç mëson Gazeta Jonë por edhe sipas raportimeve të mëparshme mediatike, ndryshimi i pronësisë së Abc News i ngjan një telenovele të mirëfilltë indiane. Fillimisht u tha se televizionin e bleu oligarku pejan Blerim Devolli, por ndërkohë që në televizion kishte ardhur i besuari i devollëve, një ditë aty ia behin të besuarit e Endri Fugës dhe Shefqet Kastratit duke “shporrur” devollët.

Frenat e TV Abc News tani i ka Endri Fuga, kurse paratë i jep Shefqet Kastrati. Kalimi i Sokol Ballës në krye të Abc News dhe largimit të figurave kryesore të këtij televizioni tregon se Fuga ka një plan të qartë: Kthimin e Abc News në një ERTV2.

Tritoli ndaj Fanes

Pasi nuk arriti ta bindte dot “me të mirë” Irfanin të hiqte dorë nga Ilir Meta, Rama kaloi në veprime ekstreme. Fillimisht futi fadromat për të prishur pishinën e Prestige Resort duke pritur që Fania t’ia çonte kokën e tij në tepsi, por kur kjo nuk ndodhi, atëherë Rama kaloi menjëherë të tritoli me Dallëndyshen e tij të zezë.

70 kg tritol ndaj Prestige Resort në fakt nuk janë ndaj Fanes, por ndaj të tjerëve që do të guxojnë të mos i binden tekave të kryeminsitrit si edhe Vjollca e Lori Hoxhës.

Këto të fundit duket se janë shënjestra e radhës nëse nuk “merren vesh” pasi Rama “palosi” tre televizionet e tjera në pak muaj.

Tani Rama është duke instaluar regjimin e tij. Kjo, jo se e thotë Berisha, por veprimet këtë tregojnë.

Shtrëngoni b-thën shqiptarë! Tani është momenti kur Rama do t’jua hype mirë! /GazetaJonë