Ndërsa pushtimi i Ukrainës hyn sot në ditën e pestë, në kufirin me Bjellorusinë, sot të mbahet sot një takim mes dy delegacioneve, rus dhe ukrainas. Bjellorusia në një njoftim zyrtar sot, tha se tashmë vendi për takimin është gati.
Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë në takim, pavarësisht raporteve se diktatori i vendit, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar pushtimit.
“
Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.
Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: “Bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat.
”Si gjithmonë: Unë nuk besoj vërtet në rezultatin e këtij takimi, por le të provojnë”, tha ai.