Ditën e sotme një delegacion nga Kievi dhe një tjetër nga Moska zhvilluan raundin e dytë të takimeve në kuadër të bërjes paqe dhe ndalimit të luftës.

Në këtë takim sipas Kievit zyrtare është arritur vetëm marrëveshja për armë pushim në korridorin humanitar, që në fakt ishte pika e tretë e çështjeve që ishin në fokus. Mendohet se armëpushimi do të jetë i përkohshëm dhe se ata kanë rënë dakord edhe për një raund të tretë takimesh.

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se palët kanë arritur një mirëkuptim për “sigurimin e përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve paqësorë dhe gjithashtu për furnizimin me ilaçe dhe ushqime në vendet e luftimeve më të ashpra”.

Ai shton se ekziston një mundësi, “theksoj, me një mundësi për një armëpushim të përkohshëm për periudhën e evakuimit në sektorë të caktuar”.

Kujtojmë se 3 çështjet kryesore në axhendë ishin:

1. Armëpushimi i menjëhershëm

2. Tërheqje e plotë e trupave ruse

3. Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht”.