Sot do të jetë dita më e vështirë, paralajmëron këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko, i cili thotë se Rusia po përpiqet të depërtojë në Kiev me kolona tankesh që zbresin në kryeqytet nga verilindja dhe veriperëndimi.

BBC zbardh detaje të planit të Rusisë për të marrë kontrollin e kryeqytetit, e më pas kontrollin e gjithë vendit. Gjithçka është e pakonfirmuar, por këto janë planet e Rusisë sot:

-Të marrin nën kontroll aeroportin e madh të Kievit dhe kontrollin e trafikut ajror për të lejuar 10,000 trupa të zbarkojnë, duke shpërqendruar ushtrinë me sulmet në kufi.

-Të ndërpresin energjinë elektrike dhe komunikimet e Kievit për të shkaktuar panik

-Të provokojnë eksod, për të parandaluar lëvizjen e forcave të armatosura ukrainase.

-Të hyjnë në ndërtesat qeveritare, duke përfshirë kabinetin qeveritar dhe parlamentin, duke i detyruar ata të nënshkruajnë një marrëveshje për kushtet e Rusisë

-Të sjellin në pushtet udhëheqës pro-rusë dhe të ndajnë Ukrainën në dy pjesë, si Gjermania Lindore dhe Perëndimore.