Prokuror i çështjes për të cilën është ndalur Malltezi është ish-kreu i SPAK, Arben Kraja.
Dhëndri i ish-kryedemokratit është vënë në pranga në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Pas dhëndrit Berishës është arrestuar edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, bashkëpronar me Malltezin te kompleksi “Partizani”, ndërsa për ish-kryeministrin Berisha është lënë masa “detyrim paraqitje”.
Ja për çafrë akuzohet treshja nga vendimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar, me trup gjykuese, gjyqtare Irena Gjoka dhe prokurore Enkeleda Millonai:
Jamarbër Malltezi-Akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Sali Berisha-Akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.
Fatmir Bektashi-Akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit është bërë më 16 tetor.