Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar sot për korrupsion.

Sipas gazetares së TCH, Anila Hoxha, për Gjicin kishte masë sigurie nga Gjykata e Posaçme për korrupsion.

Mbi Gjicin rëndon akuza korrupsion i të zgjedhurve në zgjedhje, sipas burimeve jo zyrtare.

Gjici është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij në zonën e vilave gjermane në Tiranë.

Gjici dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Kukësit më 16 qershor, pak orë pasi një video intime bëri xhiron në rrjetet sociale.

Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.

Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut.

Gjici u shkarkua nga detyra e kreut të bashkisë së Kukësit më 16 qershor edhe nga Këshilli i Ministrave.