Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj ish deputetit të Partisë Socialist Alqi Bllako. Përveç sekuestrimit të apartamentit në pronësi të babait të ish deputetit, janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë Bllako.
Shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish deputetit dhe familjarëve të tij.
Hetim pasuror është duke u kryer edhe për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa arresti me burg për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Koka akuzohet edhe për pastrim parash. Sipas SPAK për aferën e dy inceneratorëve ai ka përfituar në formën e ryshfetit rreth 4.9 mln euro.