Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompetencë për dy paditë e depozituara nga PS dhe Ministria e Drejtësisë për çështjen e “21 Janarit” duke ia kaluar organit të akuzës së Tiranës.

Dy paditë u bazuan te një audio e re që qarkulloi disa javë më parë, por që familja e njërit prej viktimave, Aleks Nikës nuk pranoi që ta dërgonte në SPAK.

Kushti i familjes është që dosja që ndodhet në prokurorinë e Tiranës të kalojë më parë në SPAK më pas do të depozitonte kasetën me regjistrimet e pretenduara të gardës ditën e 21 Janarit të 2011-tës.

Pas “rrëmujës” së krijuar në këtë 12 vjetor të protestës tragjike, çështja shkon edhe njëherë në pikën zero.