Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla. Në fakt ishte Hoxha ai që publikoi lajmin i pari per arrestimin e Alles.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se Alla duhet të kishte ikur që atëherë kur e paralajmëroi ai dhe sot nuk do të përfundonte në burg.
“Edhe i pata dale borxhit me kohe!!! Te kishte ikur qe në ate kohe sot nuk do perfundonte në burg….
SPAK arreston kryetarin e Bashkise Bulqize, Lefter Alla, i akuzuar per korrupsion dhe abuzime me tendera publik…”, shkruan Artan Hoxha.