Shtëpia e Gramoz Totos, një person i dënuar me 18 vite burg për prostitucion, është bastisur këtë të mërkurë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme.
Jo zyrtarisht, bëhet me dije se autoritetet kishin informacione se në shtëpinë e Totos kishte armë zjarri dhe gjykata ka lejuar kontrollin e saj.
Gramoz Toto ka qenë i pranishëm gjatë kontrollit dhe ka dhënë deklarime për tre armë “dekorative’ që janë gjetur në shtëpinë e tij, thotë News 24. Nuk dihet nëse ato janë sekuestruar pas verifikimeve.
Vite më parë, ky shtetas është akuzuar nga një zyrtar i LSI se e ka dhunuar dhe i ka vënë pistoletën në kokë. Në atë kohë vendi ishte në prag të zgjehdjeve parlamentare dhe siç ka deklaruar kreu i LSI Krenar Shehu, Gramoz Toto dhe persona të tjerë i kanë vënë armën në kokë që të tërhiqej.