
Pas skandalit të ish-zyrtarit të FBI McGonigal, deputeti Gazment Bardhi i kërkoi zyrtarisht SPAK-ut të nisë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive dhe pastrim të parave të pista.
Kërkesa ka vendosur në lëvizje SPAK-un, që i ka kërkuar deputetit Bardhi vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.
Në shkresën e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.