Që prej rihyrjes në shtëpinë e Big Brother marrëdhënia e Kiarës dhe Efit nuk ka qënë si dikur.

Në prime-n që shkoi, ku Efi dhe Kiara u përballën së bashku me tone të ashpra, kjo e fundit akuzoi Efin se nuk kishte treguar mbështetje jashtë për të.

Por gjatë ditës së sotme pas një sqarimi të gjatë mes tyre, vajzat kanë rënë dakord që disa gjëra t’i sqarojnë pasi të dalin.

Ato kanë vendosur të bëjnë paqe, ndërkohë që nisën të lotojnë, e më pas Kiara përqafoi Efin.