Sot për Stresin është një ditë e veçantë pasi nëna e tij, me të cilin ai është shumë i lidhur feston ditëlindjen. Reperi nuk ndodhet pranë pasi tashmë ka nisur eksperiencën më të re në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Megjithatë ai është kujdesur t’i bëjë një urim special.
Bashkë me banorët e tjerë, Stresi i ka kënduar njëzëri këngën “Happy Birthday”. Pas këtij urimi të Stresit, Anisa është shprehur: “Çfarë djali ke bo, hallall të qoftë”.