Modelja Morena Taraku ka reaguar pas deklaratave të bujshme të bëra nga miku i saj reperi Stresi brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip Kosova’, i cili më herët u shpreh se ka fjetur me shumë vajza të bukura mes tyre edhe modelja. Përmes një postimi në rrjete sociale, Taraku shkruan se kjo deklaratë nga ana e tij nuk është bërë me tendencë të keqe dhe se është duke u lujatur një lojë. Ajo shprehet se nuk është ofenduar nga fjalët që ka thënë Stresi duke shtuar se do e mbështesë atë deri në fund të lojës, pasi është shoku i saj i ngushtë.
Jam e sigurt që ti nuk ofendon asnjë femër dhe i respekton të gjitha. Aty brenda është një lojë dhe këtë duhet ta kuptosh vëllai im i dashur. Të kuptoj shumë mirë që brenda 4 mureve të gjithë banorëve çdo fjalë e dikujt ju lëndon shumë nganjëherë. Nganjëherë fjalët marrin kahe të pa duhur por unë e di se ti nuk ke menduar të lëndosh askënd. Unë të njoh mirë dhe të çmoj shumë sepse ma ke vërtetuar dashurinë e sinqertë ndër vite edhe kjo më bën të shkruaj sot sepse të njoh më mirë se të gjithë. Është një lojë, dukeni shumë bukur jashtë, janë momentet më të bukura të jetës që do i kaloni. Mos lëndoni njëri-tjetrin jepni dashuri dhe emocione të bukura. Të dua shumë dhe më ka marrë malli për ty se stë kam parë që sa kohë. Të lutem tregoj dashurinë dhe respektin që ta ka mësuar nëna Shpresë. Ti nuk je vetëm një këngëtar që thur vargje por thur edhe shumë dashuri nga shpirti yt i bukur që ke. Këtë gjë dua ta tregosh brenda dhe ta kuptojnë të gjithë”, ka shkruar Morena Taraku.