Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës i janë bashkuar protestës që po zhvillohet në disa qytete prej dy ditësh si pasojë e rritjes së çmimeve.

Ashtu si studentët e Korçës, edhe të Bujqësorit bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugë për të protestuar.

Me thirrje për solidarizim dhe poshtë qeveria, ata marshuan nga universiteti në drejtim të bashkisë Tiranë duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit.

Rritja e çmimit të karburantit, e biletës së urbanit, por edhe e ushqimeve është arsyeja që studentët janë ngritur në protestë.

Sonte është paralajmëruar një tjetër protestë, që do të kulmojë nesër.