Edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e Hënë e deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.

Përgjatë këtyre ditëve vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Duke filluar nga dita e Premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.