Taulant Xhaka është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij janë bekuar me një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë Maleya. Lajmi e bëri të ditur vetë futbollisti duke postuar një foto të vogëlushes.
“Jemi më se të bekuar, Të duam Maleya, 23.07.2022”, ka shkruar futbollisti krahas fotos.
Çifti janë prindër edhe të një djali 2-vjeçar, Klevisit.