
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman do të një nga tre çiftet e tuara mbrëmjen e nesërme në emisionin ‘Zemër Luana’. Gjatë promos të emisionit, të publikuar në Instagram, Luana ka treguar se ditën e nesërme do të ketë të ftuar gjithashtu edhe Sarah Berishën e Dj Pm si dhe këngëtaren Rita dhe Fidanin.
Teksa të gjithë çiftet kanë bërë nga një dedikim të veçantë për njëri-tjetrin, nuk ka munguar edhe një dedikim nga ana e vet Luanës.
“Të bëj dhe unë ndonjë dedikim apo jo?! Të dua!”dëgjohet të thotë moderatorja në fund të promos.
Ndonëse kurrë nuk ka folur hapur për jetën e saj private, Luana prej vitesh tashmë është në një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Çoçaj.