Diola dhe Xhonatani janë parë shumë të afërt kohët e fundit e për këtë arsye është komentuar se mes tyre po lind diçka. Por gjatë një darke me Xhonin, Diola e ka mohuar këtë duke u shprehur se e sheh si vëlla.
“E di që mund të ketë shumë komente për ne të dy, por ne e kemi shumë të qartë raportin me njëri-tjetrin. E di që shihemi me dyshim, por unë realisht të shoh si vëllain tim. Të kam shumë xhan dhe më bëhet shumë qejfi që të njoh”, i tha Diola.