Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku flet për Vilma Nushi. Berisha shkruan ndër të tjera se mosreagimi i SPAK-ut ndaj asaj që e cilëson afera e “Check-up”, është me pasojë jetë shqiptarësh.

Berisha thotë se Nushi ka vjedhur 90 milionë euro nga tenderi për “Check-up”, me vlerë 100 milionë.

Reagimi i plotë:

Dy fjalë për Vilmën e Check-up akrabane e Edi Ramës. #sb Të vjedhësh të sëmurët, je vampir.

 

 

Pse hesht SPAK për Vilma Nushin e cila ka përfituar qindra milionë… me pasojë jetë shqiptarësh.

E dini ju ndrikull Nushin. Do t’ju jap vetëm një të dhënë. Me falni për shprehjen. Një vampire e vërtetë. Nga 100 milionë që ka marrë, ta dinë shqiptarët, ka përdorur 10 dhe ka vjedhur 90 me Edi Ramën.

E sigurte kjo. Po sa herë e kemi denoncuar ne Vilma Nushin, gruan e kushëririt të Edi Ramës, me dhjetëra e dhjetëra herë.

A e dini ju që shqiptarët marrin ilaçet më të pavlera ndofta. Akti i parë që bëri kur erdhi ne pushtet Edi Rama me ndikimin e kushërirës hoqi nenin i cili u garantonte shqiptarëve vetëm ilaçe që përdoreshin në hapësirën e BE.

Mund të ishin pak më shtrenjtë, nuk e mohoi por problemi ishte në cilësi. Ishin cilësi. Kurse Tomë Doshi me cilësinë e tij ka marrë 3000 tendera.