Tea ishte e eliminuara e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP”. Ajo nuk e kishte biletën e kthimit, megjithatë tha paraprakisht se nuk do kthehej edhe po ta kishte.

Pas eliminimit Tea tha se në “Big Brother VIP” ka treguar veten dhe është krenare për rrugëtimin e saj. Megjithatë ajo shtoi se nuk e di si do të ndihet kur të shohë si kanë reaguar njerëzit për të.