Ledjona Xheladinaj ishte banorja që u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother, rreth dy javë pasi ishte në mesin e 3 lojtarëve më të preferuar brenda shtëpisë.

Teksa mbeti me Ilnisën ‘kokë më kokë’, Ledjona la në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.

Me të mbërritur në studio, gazetarja u vë përballë disa pyetjesh nga moderatori i këtij reality show, Ledion Liço, ku ndër to ishte se kë shikon Lediona si fitues të këtij sezoni të “Big Brother VIP”.

Egla” tha gazetarja, ndërsa kjo përgjigje ishte disi surprizuese, për shkak se brenda shtëpisë Ledjona shihej si një person shumë i afërt me Julin, por edhe me Erjolën, megjithatë sipas Ledjonës, këtë vit spektakli duhet të fitohet nga një vajzë.

\“Mësova të njoh veten, mësova shumë, durim, tension, të jetosh me njerëz të panjohur. E ndjeja që do të isha unë ajo që do dilja. Avantazhi i Ilnisës ishte romanca, nuk më pëlqenin që më thoshin nën hijen e Julit, por edhe të largohesha nga Juli dhe Erjola nuk largohesha dot”, tha Ledjona pas eleminimit.