Kledi Hysa është një nga banorët më të komentuar të “Big Brother Vip” edhe pse rrugëtimi i tij në format nuk ishte shumë i gjatë.

Ai ka zbuluar së fundmi nëse do të merrete përsëri pjesë në reality-show.

I pyetur gjatë një interviste, Kledi shprehu se nuk do të merrte më pjesë në BBV nëse do i jepej përsëri mundësia.

Megjithatë, ai shtoi se e ka shijuar rrugëtimin e tij në format, pavarësisht ngjarjeve situatave që ka kaluar.

“Kjo është pyetje shumë e bukur, unë pata shancin të isha në BB1 ishte kënaqësi që isha. Unë besoj që hera e parë është ajo kur jep maksimumin. Herën e dytë je më i përgatitur, por nuk do e bëja më.

Por, është për çdo njeri që i jepet shanci them ta provojë sepse është një eksperinecë shumë e bukur”, tha ai.