Në përfundim të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj ka publikuar një foto me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Me motrën e lalit vet Belinda Balluku dhe si thonë tironcit: Kush na ka inot, kshu na paftë përnot #KongresiPS”, tha Veliaj.

Ky postim i Veliajt vjen pasi Meta e quajti Zogu i Tiranës.

Megjithëse Veliaj dhe Balluku shfaqen të qeshur e të përqafuar, ata thjeshtë sa mundohen të na hedhin hi syve, pasi mes tyre ka një luftë të fortë.

Kjo pasi siç është lakuar shpesh nëpër media, Veliaj dhe Balluku janë në një luftë të fshehtë me njëri-tjetrin për të fituar terren në Partinë Socialiste. Madje flitet se në zgjedhjet e ardshme, Balluku mund të jetë kandidate në vend të Veliajt.