Këngëtari i muzikës popullore Sinan Vllasaliu dhe reperi Don Xhoni janë përplasur me njëri-tjetrin duke bërë deklarata të forta. Don Xhoni ka reaguar pasi Vllasaliu i ftuar në “Impact” tha për reperin se nuk e njeh e se tekstet e tij janë banale.
“Heshtje gjithandej! Krejt këto rekorde që po i thyej qysh s’po ju vjen marre mu krahasu masnej. Ato që si keni mrri me vjet jam tu i thy me 22 vjet bebe, jam tu i *** rekordet rënd. Pranoje ose jo senet shihen, njerëzit flasin. Këto janë fakte, hala kam me jep shumë e me ju bind çdo dit e më shumë o dashamirët e mi. Urime ky vit i ri e ishalla veq hajër e gëzime.”, shkruan Don Xhoni në Instagram.