Shqiptarët janë populli më “gjumash” i botës. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një nga studimet më të mëdha globale rreth orëve të gjumit.

Në një artikull të publikuar së fundmi në revistën shkencore Nature, shqiptarët kryesojnë listën për orët më të gjata të punës dhe pasohen nga sllovakët, rumunët, cekët e ukrainasit. Të fundit në listë janë filipinasit.

Ndërsa mesatarja e orëve të gjumit në botë është pak mbi 7 orë, mesatarja në nivel kombëtar ndryshon me thuajse një orë.

Nga 63 kombet në të cilat është kryer studimit, shqiptarët rezultojnë të flenë më shumë orë gjumë: më konkretisht 7 orë dhe 32 minuta për natë. Ky është numër shumë i lartë orësh sesa mesatarja e japonezëve që flenë 6 orë e 38 minuta.

Sipas ekspertëve, numri i orëve të gjumit varet nga normat kulturore dhe gjerësia gjeografike. Megjithatë, gjeografia është vetëm një element nga një miks faktorësh që mund të parashikojnë orët e gjumit.

Ekspertët sugjerojnë se nëse doni të flini më shumë duhet të punoni me pak, të hani më mirë, të ushtroheni më shumë. Dhe nëse të gjitha këto sërish nuk funksionojnë: Provoni të emigroni në Shqipëri.