Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit dhe kalime të pakta vranësinash në shtrirjen Lindore.

Ndërsa pas mesdite pritet që vranësinat e pakta të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku në skajin Juglindor pritet që herë pas here të zhvillohen vranësinat duke sjellë shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë C deri në 31 gradë C.