Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në orët e para të ditës, ndërsa në orët në vijim do të ketë një shtim të vranësirave në zonat malore.
Sipas MeteoAlb vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshëm atmosferike duke sjellë gjatë paradites kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa në orët në vijim do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave në zonat e ulëta dhe malore, por nuk do të sjellin reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.