Tenderi , Juliana Memaj për burg! “Oktapodi” Yzedin Bozhaj merr 840 milionë lekë me shkelje flagrante, a do të ndërhyjë SPAK ?

Afrimi i fundit të vitit buxhetor ka bërë që drejtuesit e njësive lokale dhe të qeverisjes vendore të rendin pas tenderëve me qëllim shpenzimin e parave pasi kanë bërë qejf gjatë muajve të verës.

Kështu, siç konstaton Gazeta Jonë, kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj ka prokuruar ndërtimin e godinës së fshatit Goriçan me një fond limit prej 70 833 333,33 (shtatëdhjetë million e tetëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre presje tridhjetë e tre ) Lekë pa TVSH ose rreth 841 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Tenderi me numër reference REF-76569-08-01-2023 është fituar siç ndodh përherë, nga kompania “Shëndëlli” shpk, e Yzedin Bozhajt, i njohur në media si “oktapodi” i tenderëve për ndërtime/ rikonstruksione shkollash përmes procedurave të dyshimta, të cilat kanë qenë përherë objekt i inspektimeve të KLSH, por duket se kupa është mbushur dhe tashmë duhet të futet në lojë edhe SPAK.

Shkolla që do të ndërtohet. Tenderi , Juliana Memaj për burg! “Oktapodi” Yzedin Bozhaj merr 840 milionë lekë me shkelje flagrante, a do të ndërhyjë SPAK?
Shkolla që do të ndërtohet. Tenderi , Juliana Memaj për burg! “Oktapodi” Yzedin Bozhaj merr 840 milionë lekë me shkelje flagrante, a do të ndërhyjë SPAK ?

Yzedin Bozhaj e ka fituar këtë tender duke ofruar 69.9 milionë lekë të reja ose rreth 840 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duket qartë që në këtë tender nuk ka patur asnjë pikë konkurrence prandaj edhe është cilësuar si tender problematik, me flamur të kuq. Por, Memaj nuk ka frikë as prokuroritë e rretheve që kanë dalë jashtë loje me sa duket dhe as SPAK duke shpallur fitues Bozhajn përmes procedurave tërësisht në shkelje.

840 milionë lekë për shkollë fshati me 6 klasa

Memaj dhe Bozhaj kanë planifikuar të “hanë” 840 milionë lekë nga taksat e shqiptarëve për të ndërtuar një shkollë fshati dy katëshe me 6 klasa gjithsej!

E lexuat mirë: Bëhet fjalë vetëm për 6 klasa, sipas dokumenteve të konsultuara nga Gazeta Jonë.

Kështu, përveç se kanë planifikuar një shumë kolosale për një shkollë të vogël, Memaj dhe Bozhaj kanë kryer edhe shkeljen tjetër, atë të shkatërrimit të konkurrencës dhe paracakaktimit të fituesit, sepse rezulton se kompania “Shëndëlli” shpk ka fituar me 99% të fondit limit siç mëson Gazeta Jonë.

Bozhaj rezulton të jetë fituesi kryesor i tenderëve fiktivë për ndërtime apo rikonstruksione shkollash nga mesi i Shqipërisë deri në jug, përmes lidhjeve me deputetë të PS-së, duke ndarë plaçkën bashkë, sipas akuzave publike ndaj tyre.

Gazeta Jonë ka denoncuar më herët edhe gllabërimet e tjera të Bozhajt në Cërrik në bashkëpunim me Andis Sallën, ndërsa i kemi kapur “mat” për shkollën e Remasit në Divjakë.

EKSKLUZIVE/ “Çmendet” Andis Salla , tender 805 milionë lekë Eral Myftarajt dhe Yzedin Bozhajt me flamur të kuq, dalin dokumentet

Gazeta Jonë mëson se pas denoncimit të skandalit nga ne, Bashkia Divjakë po zgjat procesin e përzgjedhjes së fituesit për shkollën e Remasit, ku ishte planifikuar të shpallej fitues pikërisht “oktapodi” Bozhaj./GazetaJonë

VIJON

SPAK kthen sytë nga prokurimet: “Oktapodi” Yzedin Bozhaj gllabëron me skemë tender 1.2 miliard lekë në Tepelenë, “lojtarë” Hekuran Hoxha dhe Termet Peçi

Juliana Memaj SPAK tenderi Juliana Memaj SPAK tenderi