Protesta e opozitës ka nisur me tensione. Në zonën te Pallati me Shigjeta në Tiranë, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe një qytetari i cili ka tentuar të futet me makinë.
Njëri nga protestuesit dhe shoferi i mjetit filluan të përdornin edhe fjalë banale kundrejt njëri-tjetrit, por ishte njëra nga protestueset e cila ju afrua shoferit të mjetit dhe e bindi të mos konfliktoheshin.
Një tjetër përplasje u shënua te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, ku një nënë që shoqëronte fëmijën e saj të sëmurë u ndalua nga turma e protestuesve. Ajo kërkoi me ngulm të hapet rruga, duke theksuar urgjencën për të shkuar në spital.