Pak ditë më parë Llakatundi u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku gjyshe dhe nip u dhunuan dhe u tentuan që të digjeshin të gjallë.
Për këtë krim të rëndë është akuzuar ish-dhëndri i shtëpisë, Haki Barjami, i cili thuhet se fshihet pas ngjarjes. Barjami, nga arratia, ka folur për News24, të moderatores Evis Ahmeti.
Ai ka mohuar se fshihet pas ngjarjes, ndërsa tregoi se si ishte njohur me Anën, vajzën nga Vlora. Ai akuzoi bashkëjetuesen e tij se kjo e fundit ishte një punonjëse në lokale tallava, ndërsa theksoi se vetëm për faktin që u dashurua me të, ai braktisi gruan me 5 fëmij.
“Jam njohur në Pejë. Ajo ka punuar në muzikë tallava. Më ka njohur një shoqe e saj. ka punuar disa kohë, dhe ka jetuar me një kushëri të vetën ajo. Unë i thash; nuk dua që të punosh në muzikë tallava. Kam marrë një banesë. E kam lënë gruan me 5 fëmijë për shkak të saj. Krejt të gjithë e kanë ditur. Unë e kam financuar, kam bërë shumë për të. Kam pasur lidhje dashurie me të. S’ka pasur asnjë interes tjetër.
Ajo ka pasur interes se unë e kam mjaftuar. E kam paguar pagesën 5 vite, drita, ujë, me të ngrënë e të pirë. Shkojmë në atë banesë dhe ia mora 9 dhoma. I them; Ana, a ke qejf që të marrim dhe çunin? Se kur të dua ty, e dua dhe atë. I them; do ikim dhe të marrim çunin. Do e mbaj dhe atë. Kam shkuar në Vlorë, ia kam marrë çunin. Kemi ndenjur disa ditë. Kemi kaluar mirë. Nuk kemi pasur asnjë debat. I them; s’do punosh më. Ajo nisi të punojë në muzikë tallava. Unë i thash; s’mundem më të vazhdoj kështu. Unë u sëmura me stenda.
Gjatë asaj kohe më çuan në Prishtinë, më operuan nga zemra. Brenda 3-4 ditëve ajo zuri dashnor. Kur erdhi fisi im, unë shkova ta njoftoja dhe e pashë me telefon në dorë. Ajo fliste me të tjerë. Ai, djali i vetë i dinte të gjitha. Unë i thash; s’do punosh më. Kur afroji viti i ri, ajo donte të ikte në Vlorë. Tha do ble ça rroba. ia bleva. Edhe nënës së vetë. Ajo nëna është mashtruese. Kur hipin në autobus, më bëri bllok.
I preva biletën, i dhashë lekë. Kur shkoi atje, nuk më fliste mua fare. Ajo fliste me shoqet e veta dhe thoshte; do vijë në Kosovë. Vjen në Prizren dhe nis punë në tallava aty. Kur dëgjova unë që më thonin; ka ardhur gruaja jote këtu. Unë shkova dhe e gjeta dhe i thashë; nuk të çova për këtu, të çova te nëna jote. Më pas pasi ngeli në rrugë, më bëri një telefonatë. E fala, shkova e mora dhe e prura në banesë.
Pasi e prura në banesë, kishte zënë dashnor pronarin. Më tregonin njerëzit. Ja fala dhe atë. I thashë; s’ke pse punon më se jam i zoti që të mbaj ty. Ika në Mal të Zi, se më vdiq halla, pas asnjë llaf, kur vij prej aty, ajo kishte marrë rrobat dhe kishte shkuar në Malishevë. Kishte nisur punë në tallava. Ishte me çunin, herë andej, herë këtej. Kur një ditë kushërira e saj më thotë; Ana ka ngelur rrugëve, në Malishevë.
Unë e prishja familjen për të, lashë gruan me 5 fëmijë, s’ja vlen. Ajo aty zuri dashnor. Shkova me kushërirën, dhe aty e kam rrahur. S’jam zënë kurrë me të, e kam qëlluar dy herë me shpullë. Ata gënjejnë që kam ushtruar dhunë herë të tjera. Nuk ia donte shpirti për shtëpi, donte vetëm tallava.
Ajo nuk donte të stabilizohej, por e ka mendjen si të kënaqë veten. Ajo shkoi disa ditë të punonte në tallava, dhe i thashë; s’ke pse të punosh më. Më ka detyruar që të hapë lokalin tim personalisht, për shkak të dashurisë, që të ishte ajo pronare. Dy lokale ja hapa ‘bam-bam’. Kishte probleme me gocat dhe më pas ja mbylla. Se kishim shkuar minus.
Kisha fermën e deleve dhe e shkriva pasurinë për këto lokale. Unë e rrita atë djalë, më ka ndihmuar ndonjëherë.”, tha Barjami./BW